Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stadiumi i Fushë-Kosovës shpallet zonë me interes publik

Prona ku aktualisht gjendet stadiumi i qytetit të Fushë-Kosovës është shpallë zonë me interes publik.

Ky propozim-vendim është bërë nga Grupi i këshilltarëve të Vetëvendosjes në Fushë-Kosovë në mbledhjen e para dy ditëve të Kuvendit Komunal, i cili edhe ka kaluar me shumicë votash.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të VV-së në këtë komunë, Durim Hajra, ka thënë për KOHËN se ky propozim ka qenë edhe në mbledhjen e muajit shtator që të futet në rend dite.

"Grupi i asamblistëve të LVV-së kemi propozuar që të futet në rend dite propozim-vendim për shpallje zonë me interes publik pronën ku është aktualisht stadiumi i qytetit, pasi që ajo pronë është ende nën administrimin e AKP-së. Qëllimi ka qenë që ajo pronë të shpallet zonë me interes publik, për të hapur mundësitë e shpronësimit të asaj prone nga Komuna e Fushë-Kosovës për nevoja të sportit, pasi që edhe me Hartën Zonale ajo zonë është e paraparë për atë qëllim. Mirëpo shumica nuk e mbështeti propozimin tonë", ka theksuar Hajra.

"Po ashtu, në mbledhjen e fundit propozuam që kjo pikë të futet në rend të ditës, e cila nuk arriti të kalojë si propozim i grupit të LVV-së, mirëpo u morën parasysh kërkesa e grupit tonë që kjo pikë të trajtohet ndaras, ku edhe me votë unanime arriti të kalojë, e të shpallet zonë e interesit publik", ka shtuar ai.

Sipas shefit të grupit parlamentar të VV-së, ky vendim hap rrugë për zhvillimin e sportit në komunën e Fushë-Kosovës.

Edhe Podujeva i shpall disa prona me interes publik, në mënyrë që t’i shmangë nga privatizimi Arbëri Podujeva i shpall disa prona me interes publik, në mënyrë që t’i shmangë nga privatizimi

"Një qytet me kaq kapacitet sa Fushë-Kosova doemos duhet të ketë të ndara qëllimet, e krahas kësaj t'i jap prioritet atyre që duhet", ka deklaruar ai.

Në propozim-vendimin e Vetëvendosjes drejtuar Kuvendit Komunal thuhet se shpallja e zonës me interes publik pjesën ku është aktualisht stadium i qytetit "Ekrem Grajçevci" në Fushë-Kosovë i hapë rrugë procedurave të shpronsimit dhe krijimit të mundësive për investime në infrastrukturë.

"Duke u mbështetur në Ligjin nr.03/L-205, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-139 për shpronesim të pronës së paluajtshme dhe Ligii nr.06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajshme të komunës si dhe Ligji nr.06/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin nr. 04/L-115 dhe me Ligjin nr.05/L-080, propozojmë që Kuvendi Komunal të marrë vendim që pronat me parcela P-72514036-00776-34 dhe P-72514036-00772-6 në zonën kadastrale të Fushë-Kosovës, të shpallën me interes publik, në mënyrë që të hapet mundësia për nisje të procedurave të shpronësimit për qëllime dhe nevoja të aktiviteteve sportive", thuhet aty.

Image