Për shkak të vjetërsisë së objekteve, ambulancat e fshatrave Ujmir e Drenoc do të rrënohen.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori për shëndetësi, Hekuran Sejdiu, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Komisioni për vlerësimin e gjendjes së objekteve ka konstatuar se nuk ia vlen që të investohet në rinovimin e këtyre dy objekteve pasi ato janë shumë të dëmtuara dhe se duhet të ndërtohen objekte të reja në ato dy fshatra”, thotë Sejdiu.
Komuna ka paraparë që të rinovohen të gjitha objektet e tjera të shëndetit edhe në pjesët urbane të Klinës ku janë tri qendra të mjekësisë familjare dhe 11 ambulancat nëpër fshatra, me gjithë zvarritjen e procedurave.
Gjendja e keqe e infrastrukturës së objekteve shëndetësorë është alarmuar edhe nga OJQ KOHA, në një raport të saj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Në mungesë të mjekëve, ambulancave në shumë fshatra u është vënë dryni
-
Banorë të 4 fshatrave të Podujevës pa shërbime mjekësore
-
Objektet e shëndetit primar në gjendje të mjerueshme
-
Mosmiratimi i Ministrisë së Financave për shtim të stafit mbyll katër ambulanca në Ferizaj
-
Objekti i stërvjetruar i QMF-së nr.4 në Ferizaj rrezikon stafin e pacientët