Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Obiliqi vazhdon rrënimin e ndërtimeve pa leje

Drejtoria e inspektoratit në komunën e Obiliqit, vazhdon rrënimin e ndërtimeve pa leje, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Sot, inspektorët e ndërtimit në zonën e interesit të veçantë ekonomik në fshatin Shipitullë, kanë ndërmarrë aksion për rrënimin e një objektit ilegal.

Drejtori i inspeksionit në komunën e Obiliqit, Burim Ismaili bënë thirrje qytetarëve të zonës së interesit që mos të marrin asnjë veprim që është e ndaluar me ligj dhe vetëm do t'i shkaktojnë dëm vetës së tyre.

Drejtoria e inspektoratit ka formuar task forcë prej katër inspektorëve që janë në monitorim 24-orë.