Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Osman Havolli, tha se sistemi gjyqësor, në këtë rast KPK-ja, KGJ-ja dhe OAK-u janë goditur nga qeveria e Kosovës me pezullimin e rregullores për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare.
Ai tha se OAK-u shpreh indinjatën e thellë rreth këtij vendimi të Qeverisë, derisa theksoi se është hera e parë që një Qeveri interferon në OAK.
Havolli theksoi se Qeveria ka rënë në lajthitje me këtë vendim dhe paraqet një ndërhyrje në sistemin gjyqësor, ndaj edhe ka bërë thirrje për tërheqjen e këtij vendimi.
Havolli theksoi se 700 avokatë i ka Kosova, ndërsa 45 e kanë kontestuar këtë rregullore.
Rregullorja parasheh që avokatët që caktohen sipas detyrës zyrtare e që paguhen nga shteti, të caktohen në departamentin e përgjithshëm, avokatët e rinj deri në tri vjet përvojë, derisa mbi tri vjet përvojë të caktohen për krime të rënda.
-
Qeveria pezullon rregulloren për caktimin e avokatëve ex officio
-
BE-ja e shqetësuar për dekretin e Haxhiut për dorëheqjet e personelit gjyqësor serbë
-
Supremja hedh poshtë padinë e MD-së ndaj Odës së Avokatëve për tarifat e regjistrimit
-
Oda e Avokatëve dënon sulmin me mjet shpërthyes ndaj Betim Kadollit, kërkon zbardhjen e rastit
-
Supremja mohon vonesat në trajtimin e ankesave për paraburgim