Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, ka pritur sot një grup nxënësish të përzgjedhur nga shkollat fillore në qytete të ndryshme të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës.
Me këtë rast nxënësit janë njohur mbi historikun e hartimit të aktit më të lartë juridik dhe rëndësinë që ka ky dokument për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut në vend.
Vizita e nxënësve u realizua nën organizimin e përbashkët të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të Programit për Transformim të Lidershipit (TLP) të Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), me rastin e shënimit të 10-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Filloristët vizituan Gjykatën për Ditën e Kushtetutës
-
Të rinjtë nga YIHR dorëzojnë nga një kopje të Kushtetutës për secilin deputet
-
Osmani: Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë e të drejtat e qytetarëve
-
Dita e Kushtetutës, midis akuzave për shkelje e thirrjeve për mbrojtje
-
Gresa Caka-Nimani merr detyrën e kryetares së Kushtetueses