Edhe pas një jave, prej kur ka filluar procesi mësimor, nxënësit e shkollës “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë vazhdojnë ta bojkotojnë mësimin.
Prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, edhe gjatë ditës së hënë, kanë vazhduar me protestë, duke kërkuar që nxënësit të zhvendosen në objektin e ri shkollor, raporton KTV.
Ata paralajmërojnë këto masa, derisa komuna e Fushë Kosovës të ndryshojë vendimin.
Thirrje për anulim të protestës ka kërkuar drejtori i shkollës “Daut Bogujevci”, Sabri Gjigolli.
Drejtori për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës, Islam Shabani, iu ka kërkuar prindërve mirëkuptim, pasi që vitin e ardhshëm i tërë objekti i ri do të jetë në funksion të nxënësve të shkollës “Daut Bogujevci”.
Objekti i ri i ndërtuar për shkollën “Daut Bogujevci” u është dhënë në shfrytëzim nxënësve të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Mihal Grameno”.
-
Gjimnazi “Xhevdet Doda” bojkoton mësimin
-
Protestojnë nxënësit e shkollës “Mihal Grameno”, kundërshtojnë ndryshimin e orarit
-
Nxënës shqiptarë e serbë pa komunikim edhe pse mësojnë në të njëjtën shkollë
-
Nxënësit e disa shkollave ende s’i kanë marrë tekstet shkollore që dhurohen falas
-
Vazhdon rezistenca e reformës arsimore në Kamenicë, paralajmërohen protesta të reja këtë javë