Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Mushnikov” nga Mushnikova kanë vizituar sot Gjykatën Themelore të Prizrenit.
Vizita kishte për qëllim njohjen më për së afërmi të punës që bënë kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshme.
“Nxënësit u pritën në njërën nga sallat e gjykimit nga Kryetari i kësaj gjykate Ymer Hoxha, ku u prezantua struktura e gjykatës, punën që bën gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët, mënyrën e komunikimit dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me publikun ku edhe vazhduan me diskutimet e hapura. Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjell reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takime direkt me Kryetarin e Gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bën secila zyre, me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës.
-
Tahiri dhe Idrizi vitizojnë Gjykatën Themelore të Prizrenit
-
Kërkohen qartësime rreth Kodit të veshjes së nxënësve në Prizren
-
Trendafilova e Donlon në Mitrovicë, inkurajohen viktimat të aplikojnë për pjesëmarrje në procedura
-
Në Gjykatën Themelore të Prizrenit 64 praktikantë përfunduan praktikën
-
Komuna e Shtimes kërkon themelimin e njësisë së Gjykatës Themelore