Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit 64 praktikantë përfunduan praktikën

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit , me degët Suharekë dhe Dragash, kanë përfunduar praktikën njëvjeçare gjashtëdhjetë e katër ( 64) praktikantë, të cilët kanë kryer punë vullnetare.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, së bashku me zëvendëskryetarin Artan Sejrani kanë pritur sot në takimin falënderues praktikantët e gjykatave, të cilët përfunduan praktikën njëvjeçare. Kryetari i ka falënderuar për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar gjatë një viti.

“Ne jemi të kënaqur me angazhimin tuaj për gjatë një viti në gjykatën tonë. Unë besoj se njohuritë dhe eksperiencat e fituara gjatë një viti do t’ju ndihmojnë në ndërtimin e një karriere të suksesshme në fushën e drejtësisë”.

Të gjithë kandidatët u pajisen me certifikata nga Gjykata Themelore e Prizrenit.