Nxënësit e dy shkollave të mesme, gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” dhe ajo teknike “Fan S. Noli” janë në rrezik nga xhamat e thyer të objektit të vjetër të shkollës fillore “Enver Maloku” në Podujevë.
Këtij objekti, që tash nuk është funksional, nuk i ka mbetur asnjë xham i pathyer, të cilët vazhdimisht bien poshtë dhe rrezikojnë nxënësit që mund të kalojnë aty afër për shkak se objektet e tyre (shkollat) gjenden në afërsi.
Drejtori i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, Naim Salihu, thotë se rreziku është i përhershëm për nxënësit e shkollës që e drejton. Sipas tij, ka pasur rast që një nxënës edhe është lënduar në klasë, pasi dikush kishte hedhur copë të suvatimit nga dritarja që ka qenë e hapur, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mbi 2 milionë euro për Gjimnazin që s’u finalizua kurrë
-
Përfaqësuesit e shkollës në Orllan alarmojnë për rrezikun që u kanoset nxënësve
-
Objekti i Gjimnazit në Podujevë i papërfunduar qe një dekadë
-
Në Podujevë paralele të shkollarëve të mesëm mësojnë në objektet e filloristëve
-
Biblioteka e “Aleksandër Xhuvanit” në Podujevë pa tituj të rinj