Një dekadë është bërë prejse ka filluar ndërtimi i objektit të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë. Por i njëjti nuk ka përfunduar ende. Ndërkohë që, mësimi aty është duke u zhvilluar që prej shtatorit të vitit 2016, pa u bërë pranimi teknik i objektit.
Një gjë e tillë nuk është bërë as tash në vitit 2019, pasi ende nuk janë përfunduar disa punime aty. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka shkëputur kontratën me operatorin ekonomik që e kishte ndërtuar këtë objekt, ndërsa në vitin 2018 ka shpallur tender të ri për përfundimin e punimeve të mbetura, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtori i kësaj shkolle, Naim Salihu, ka thënë se deri tash vetëm rrjedhja e ngrohjes është sanuar, kurse disa çështje të tjera ende nuk janë përfunduar plotësisht. Ato nuk pritet të kryhen deri në fund të këtij viti, kur është afati i caktuar për operatorin e dytë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Mbi 2 milionë euro për Gjimnazin që s’u finalizua kurrë
-
Objekti i administratës së Podujevës s’përfundon as pas tetë vjetësh
-
Në Bajçinë të Podujevës, shkolla e re s’përfundohet e vjetra në kushte të mjerueshme
-
Problemet teknike zvarrisin përfundimin e objektit të administratës në Podujevë
-
Defektet zvarrisin përfundimin e objektit të ri të administratës