Komunarët e Podujevës ende nuk mund të fillojnë punën në objektin e ri të administratës, që është duke e ndërtuar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Disa lëshime gjatë punimeve përfundimtare kanë zvarritur funksionalizimin e tij. Megjithatë, ky objekt që ka filluar të ndërtohet në vitin 2011 pritet të përfundojë gjatë këtij muaji. Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, ka thënë se ata i kanë kryer punët që ishin përgjegjësi e Komunës.
“Komuna i ka kryer obligimet lidhur me funksionalizimin e objektit të ri të Administratës Komunale, duke siguruar trafon e rrymës dhe kyçjen në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë, organi mbikëqyrës komunal ka evidentuar disa defekte-lëshime gjatë punëve përfundimtare, të cilat janë duke u sanuar nga kompania punëkryerëse”, ka theksuar Nazmi Elezi. “Komuna tashmë ka filluar inventarizimin e objektit, sepse nga kompania e kontraktuar kemi marrë zotimin se gjatë këtij muaji do të bëhet pranimi teknik i objektit”.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)