Sfidë për Qendrat për Punë Sociale në Kosovë mbetet numri i vogël i punëtorëve, psikologëve dhe buxheti.
Puna e Qendrave rregullohet me shumë ligje në Kosovë, por drejtori i Qendrës Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, thotë se Qendrat duhet ta kenë një ligj të veçantë, raporton KTV.
Kjo, sipas tij, do të mundësonte rregullimin e mandatit të Qendrave dhe do të rriste efikasitetin e punës së tyre.
Por, ndryshe shprehen në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Zyrtarë të saj kanë bërë të ditur se është duke u hartuar koncept-dokumenti për ligjin e shërbimeve familjare sociale, në kuadër të të cilit planifikohet ngritja e kapaciteteve dhe profilizimi i Qendrave Sociale.
Edhe
Numri i vogël i punëtorëve, sfidë për QPS-në në Kosovë
Aktualisht në tërë vendin janë rreth 40 qendra për punë sociale.
Derisa Morina ka theksuar se këtë vit kanë licencuar 800 punëtorë.
-
Kelmendi: Ka shumë pak zyrtarë të shërbimeve sociale krahas numrit të madh të rasteve
-
Qendrat për punë sociale ballafaqohen me mungesë të punëtorëve
-
Ngec ofrimi i shërbimeve sociale - shkak numri i vogël i të punësuarve dhe mungesa e buxhetit
-
Nga 2 mijë punëtorë socialë të trajnuar, në Qendrat për Punë Sociale në kryeqytet punojnë vetëm 13