Nënsekretarja e Shtetit amerikan për çështje politike, Victoria Nuland, ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri dhe nisjen e implementimit të zotimeve të bëra në Ohër.
Deklaratën Nulandi e ka dhënë pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“E lumtur të mirëpres mikun e vjetër, emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia të shtensionojnë situatën menjëherë dhe të nisin implementimin e zotimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të përkrahim planin trepikësh të BE-së, si rrugëdaljen më të mirë nga kriza”, ka shkruar ajo në Twitter.
Që nga 26 maji, në komunat në veri të Kosovës ka pasur tensione pasi serbët lokalë nisën protesta kundër hyrjes së kryetarëve të rinj të komunave në objektet komunale. Nga protesta e dhunshme fillimisht pësuan 30 ushtarë të KFOR-it e disa policë. Më pas situata u qetësua, ndërsa javën e shkuar Policia e Kosovës njoftoi se forcat serbe kanë hyrë brenda territorit të Kosovës duke kidnapuar tre policë që po mbahen në Serbi në paraburgim.
Bashkimi Evropian ka kërkuar zgjedhje të menjëhershme të parakohshme në veri, sigurimin që në to do të marrin pjesë serbët e Kosovës dhe nisjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Edhe
Kosova kërkon izolimin ndërkombëtar të Serbisë
Në mars, në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë, të dakorduar në Bruksel në shkurt.
-
Sveçla: Serbia të izolohet derisa Vuçiqi të marrë masa ndaj Paunoviqit
-
BE për deklaratën e Paunoviqit për pastrim etnik në Kosovë: Nuk ka vend në Evropë për avokim të pastrimit etnik
-
Sorenseni ia thekson Gjuriqit rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit
-
SHBA: Presim që plani i Qeverisë për xhandarmërinë të jetë në përputhje me zotimet për ruajtjen e paqes