Liruan pronën e tyre në vitin 2014 për të ndërtuar rrugë.
Që atëherë Salih Aliu me bashkëshorten e tij, Fazilen, jetojnë me qira nëpër banesa të cilat i paguan Komuna e Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsokohe, komunarët u premtuan se nuk do i lënë në rrugë e do t’ju japin banesë.
Por lotët kanë shfaqur dëshpërimin e tyre pasi kanë parë që nuk janë në listën e të përzgjedhurve për banesat sociale në Hajvali, raporton emisioni ‘038’.
Sipas kryefamiljares anëtarët e komisionit i kanë thënë se nuk fiton banesë ngase nuk ka fëmijë.
Atyre banesën ua kishin premtuar të gjithë, nga kryetari Shpend Ahmeti e deri tek Hysen Durmishi. Ky i fundit madje kishte thënë se ata janë prioritet.
Megjithatë të mërkurën është publikuar lista e familjeve përfituese të banesave sociale në lagjen Hajvalia në kryeqytet.
Drejtori Arben Vitia, ka thënë se ata do të vazhdojnë të paguajnë qiranë për këtë familje dhe se ligji u jep banesa atyre që kanë më shumë anëtarë.