Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk e ka përjashtuar mundësinë që votimi i demarkacionit të shtyhet për javën tjetër, me arsyetimin se duhet të evitohen keqkuptimet e krijuara javën e kaluar.
Por arsyeja kryesore mbetet mungesa e përgjigjes së Listës Serbe sa i përket votës pro demarkacionit, shkruan sot Koha Ditore.
“Jemi duke punuar me partitë e tjera, që ta evitojmë një keqkuptim të vogël që u bë temë javën e kaluar. Këto ditë shumë shpejt do ta kemi seancën, dhe kjo çështje do të përfundojë. Ka mundësi të shkohet javën tjetër, me rëndësi të mos bëjmë gabime siç bëmë javën e kaluar”, ka thënë Veseli.
“Keqkuptimi” i krijuar ka të bëjë me përmbajtjen e ndryshuar të Projektligjit për demarkacion.
Ditën kur dështoi të votohet demarkacioni, AAK-ja akuzoi LDK-në se ka ndryshuar renditjen e pikave në Projektligj, duke e lënë raportin e Komisionit Shtetëror si pikë të fundit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Veseli thotë nesër votohet e miratohet demarkacioni
-
Veseli ka takuar gjithë shefat e grupeve parlamentare dhe jo vetëm deputetët e Listës Serbe
-
Veseli: Demarkacioni do të miratohet këtë javë
-
Demarkacioni mbetet pezull për dy-tri vota
-
Veseli: Veç edhe një reflektim më qytetar i një pjese të VV-së para seancës për demarkacion