Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave ka bërë hapjen zyrtare të dyqanit “Ndihmo edhe ti” ku do të ekspozohen për shitje të gjitha produktet punime dore e artizanale të anëtarëve të QPDG-së.
Ndërmarrja Publike Banesore njofton se në shenjë përkrahjeje ka vendosur që për këtë projekt të ofrojë hapësirën e duhur, duke dhënë në shfrytëzim një lokal pa qira.
“Përkrahja e këtij projekti bëhet me qëllim të fuqizimit ekonomik të grave, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në veçanti, ngritjen e vetëdijes së opinionit për përkrahjen dhe përfshirjen e tyre ekonomike”, thuhet tutje në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyqani ku nevojtarët furnizohen me veshmbathje falas
-
Kryeqyteti me dyqan që fuqizon gratë e margjinalizuara
-
IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët
-
“Panairi i fuqizimit” me krijimtari nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës
-
Kriteret “e ashpra” shihen pengesë që viktimat të përfitojë nga subvencionimi