Novobërdë, 30 qershor- Qeverisja lokale e Novobërdës në regjistrin e saj të pasurive nuk ka evidencuar mbi 598 hektarë tokë komunale, si dhe 22 automjete, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë fakt e ka bërë ditur raporti i Auditorit të Përgjithshëm, i cili ka identifikuar edhe dobësi të tjera, siç janë mungesa e një strategjie për zhvillim ekonomik dhe planifikimi jo i duhur i të hyrave komunale. Gjithashtu raporti thekson se qeverisja lokale në asnjë formë nuk i ka regjistruar pasuritë komunale nën 1 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna e Novobërdës, e cila e ka një popullsi prej afro 7 mijë banorëve, në vitin 2016 për investime kapitale autoritetet komunale kanë pasur 101 mijë euro buxhet, ndërsa të hyrat vetjake kanë kapur shifrën prej 113 mijë eurosh. Por shqetësuese mbeten edhe raportimet në Kuvendin Komunal, ku sipas raportit të auditorit nuk ka pasur raportime të rregullta nga ana e drejtuesve të komunës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.