Komuna e Novobërdës edhe më tej nuk ka hartuar planet rregullative për zonat e ndryshme brenda territorit të kësaj komune, ku jetojnë afro 7 mijë banorë, me të cilat plane do të përcaktoheshin kushtet për rregullimin e hapësirave qoftë të zonave urbane apo rurale, ku edhe do të përcaktoheshin kushtet ndërtimore.
Gjithashtu Komuna nuk ka hartuar planin operativ emergjent për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këto janë gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017 për këtë komunë, e cila nxjerr edhe një herë dobësitë e menaxhimit të qeverisjes komunale të Novobërdës.
Sipas Raportit të Auditorit theksojnë se kryetari i komunës, Svetislav Ivanoviq kishte shkelur ligjin kur ka lidhur kontrata me kompani të ndryshme pa i përfillur procedurat e prokurimit publik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Opozita kërkon hetimin e punësimit jashtë listës së pagave
-
Nisin hetimet në Novobërdë, pasi kryetari Ivanoviq e punësoi gruan në Komunë
-
VV-ja ngrit padi ndaj kryetarit të Novobërdës
-
Opozita kërkon zgjerim hetimesh ndaj kryetarit të Novobërdës
-
Aktakuzë ndaj Svetisllav Ivanoviqit, kryetarit të komunës së Novobërdës