Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Novobërda me 172 rrugë pa emra

Komuna e Novobërdës prej kohësh ka ngecur në procesin e emërtimit të rrugëve, meqë aktualisht janë së paku 172 rrugë të saj, të cilat kanë mbetur pa emra, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtues të pushtetit komunal arsyetohen se lista me emrat e propozuar të rrugëve ende nuk është gati që të prezantohet në Kuvendin Komunal për diskutim, sepse ka nevojë që të ketë konsulta më shumë me banorët e kësaj komune.

Mirëpo, këshilltarët komunalë kanë shprehur shqetësimin e tyre se mungesa e sistemit të adresave sjell probleme për qytetarët. Zëvendëskryesuesi i KK-së nga radhët e komuniteteve, Bajrush Ymeri, deklaron se Komuna e Novobërdës ka shënuar ngecje në emërtimin e rrugëve për dallim nga komunat e tjera, të cilat e kanë përfunduar këtë proces.

Ai thotë se lista me emrat e propozuar për rrugët ende nuk është sjellë në Kuvendin Komunal për diskutim dhe miratim....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm