Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Norvegjia kundër formimit të njëanshëm të Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Børge Brende, përmes një komunikate, ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të tërhiqen nga transformimi i FSK-së në Ushtri pa ndryshime kushtetuese dhe pa një proces gjithëpërfshirës politik.

“Unë kërkoj nga autoritetet e Kosovës që të përmbahen nga transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë të armatosur pa ndryshime kushtetuese dhe proces gjithëpërfshirës politik”, ka thënë Brende.

Ministri ka thënë se Norvegjia do të mbesë partner i Kosovës për reforma dhe integrimin Euro-Atlantik.

“Stabiliteti në rajon dhe bashkëpunimi janë pararekuizitë për integrim më të thellë. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do ta ketë përkrahjen tonë të plotë”, ka thënë Brende.

Artikuj të ngjashëm