Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Njohësi i çështjeve lokale tregon pse është më mirë e pse më keq të hiqet gara e balotazhit

Besnik Tahiri, njohësi i çështjeve lokale, ka kërkuar që të nisë një debat se a duhet të mënjanohet balotazhi apo jo.

Ai në një postim në Facebook ka dhënë arsye që mbrojnë dy krahët, se a duhet apo nuk duhet të ketë balotazh, teksa ka kërkuar nisjen e debatit për këtë çështje në vitin e ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në qoftë se largohet balotazhi mund të humb legjitimiteti demokratik, dëmtohen subjektet me bazë të vogël lokale e që për rrjedhojë dobësohet kredibiliteti i kryetarit të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. Në anën tjetër, me balotazh, po kemi shumë kalkulime të subjekteve politike, rëndësia e të cilave po rritet pa arsyeshëm e për rrjedhojë po dobësohet kryetari i drejtpërdrejt. E për më keq roli i asamblesë komunale po bëhet sekondar dhe po shndërrohet në forum të ngritjes së dorës”, ka shkruar ai në Facebook.

Tahiri ka thënë se “ky debat duhet të mos trajtohet parcialisht, vetëm me ligjin e zgjedhjeve por si proces gjithëpërfshirës i rregullimit të sistemit qeverisës në nivel lokal”, duke shtuar se kjo situatë e bën të patejkalueshëm fillimin e rishikimit funksional të sistemit qeverisës.

Debati se a duhet të ketë balotazh apo jo në zgjedhjet lokale u nxit nga kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, që duke shprehur mendimin e saj personal, tha të hiqet ky raund zgjedhjesh.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit kanë detyruar mbajtjen e balotazhit në 19 komuna të Kosovës.