Një vajzë shqiptare nga Kosova është një nga dy të plagosurit në shkollën Viertola në Finlandë, ka bërë të ditur për KOHËN, Ministria e Punëve të Jashtme.
Në përgjigjen e kësaj ministrie thuhet se plagosjen e vajzës e kanë konfirmuar familjarët e viktimës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me familjen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD-ja”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Nga ky sulm me armë, një 12-vjeçar ka vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.
Një fëmijë 12-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se i ka plagosur tre moshatarë të tjerë të tij në një shkollë në Finlandë të martën.
-
Vdiq njëri nga fëmijët që u plagos prej bashkëmoshatarit në Finlandë
-
Sirianë dhe boshnjakë në mesin e viktimave nga sulmi në Suedi
-
Bullizimi e shtyu 12-vjeçarin në Finlandë që t'i sulmonte bashkëmoshatarët
-
Dhuna ndaj 12-vjeçares, shqetësues ekspozimi online dhe dështimi i mekanizmave parandalues
-
KOMF-i për rrahjen e të miturës nga 18-vjeçarja: Ekspozimi mund ta rëndojë edhe më tej viktimën