Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një shqiptar arrestohet në Kolumbi

Autoritetet kolumbiane kanë konfirmuar të martën arrestimin e 17 personave të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim droge e shpëlarje parash. Një nga të arrestuarit është shqiptar, ka shkruar Associated Press.

Një nga të kapurit prej autoriteteve kolumbiane është një pilot që ishte pjesë e një organizate kriminale e që po hetohej nga prokurori paraguaian Marcelo Pecci që së fundmi u vra në një plazh në Kolumbi.

Kolumbia po heton nëse banda braziliane ishte e përfshirë në vrasjen e tij.

Policia beson se Pecci ishte cak i vrasjes për shkak të punës ndaj krimeve transnacionale të drogës.

Piloti, i identifikuar si Diego Mauricio Blanco Blanco, kërkohet nga Brazili nën akuzën për trafikim droge.

Sipas Policisë së Kolumbisë, ai është i lidhur me trafikantët më të mëdhenj të drogës në rajon.

Edhe Goditet grupi kriminal që trafikonte vajza nga Amerika Latine e Azia në Shqipëri Kronikë 9 muaj më parë Goditet grupi kriminal që trafikonte vajza nga Amerika Latine e Azia në Shqipëri

Në mesin e të arrestuarve është edhe Roberto Amorus, i kërkuar në Itali për skemë mashtrimi që rezultoi me miliona euro të vjedhura nga thesari i shtetit.

Autoritetet kanë kapur edhe 11 kolumbianë, dy venezuelas, një domenikan, një italian, një holandez dhe një shqiptarë, të gjithë të lidhur me krimin në disa qytete të mëdha të Kolumbisë.