Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një rrugë në qendër të Prishtinës me kundërmim të vazhdueshëm, komuna pa zgjidhje momentale

Rruga “Ali Pashë Tepelena” në qendër të Prishtinës po vazhdon të kundërmojë për shkak të kanalizimit.

Mbi rrugë vazhdimisht qarkullojnë ujërat e zeza dhe për këmbësorët është e pakalueshme për shkak të erës së rëndë.

Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, ka thënë se faji është te rrjeti i vjetër i kanalizimit dhe se si komunë kanë intervenuar disa herë për sanime, por duhet domosdoshmërish të bëhet ndërrimi i tërë rrjetit në atë lagje.

“Për këtë arsye, po e përgatisim që ta dërgojmë për projektim, dhe pastaj duhet të kalohen të gjitha procedurat edhe administrative, në mënyrë që të bëjmë zgjidhje afatgjate”, është shprehur Tahiri për KTV-në.

{gallery}