Prej sot, rrugët “Arkitekt Karl Gega” dhe “Ali Pashë Tepelena” në kryeqytet do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete, për shkak të intervenimit në rrjetin e kanalizimit.
Këto dy rrugë që janë në afërsi të Ministrisë së Arsimit do të qëndrojnë të mbyllura deri më 31 dhjetor.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës në një njoftim për media, ku i fton qytetarët që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative.
Po ashtu, në këtë njoftim bëhet e ditur se punimet në këto dy rrugë janë pjesë e projektit dhe kontratës “Rikonstruimi i rrugës ‘Gazmend Zajmi’, ‘Ali Pashë Tepelena’ dhe ‘Arkitekt Karl Gega’”.

Artikuj të ngjashëm
-
Mbyllen për qarkullim tri rrugë në Prishtinë
-
Tri rrugë në kryeqytet sot do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve
-
Për shkak të punimeve, disa rrugë në Prishtinë mbyllen për qarkullim
-
Nga nesër e deri në fund të vitit, në kryeqytet mbyllen dy rrugë për qarkullim
-
Nga nesër mbyllen për qarkullim tri rrugë në Prishtinë