Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa rrugë të kryeqytetit në hall nga rrjeti i vjetruar i kanalizimit

Zgjidhja përfundimtare e problemeve me kanalizim në rrugët “Ali Pashë Tepelena” e “Gazmend Zajmi” do të ndodhë vetëm atëherë kur të ndërrohet tërësisht rrjeti i kanalizimit.

Një veprim i tillë pritet të marrë kohë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por banorët e kësaj pjese të kryeqytetit thonë se shpërthimet e shpeshta të kanalizimit po u vështirësojnë qarkullimin dhe jetesën aty, për shkak të kundërmimit të erës, sidomos tani kur temperaturat po rriten.

Ali Gashi, banor në shumëkatëshet që janë përbri rrugës “Ali Pashë Tepelena” ka thënë se kundërmimi i fekaleve ndihet gjithandej, përderisa ujërat e zeza që dalin nga kanalizimi po shpërndahen gjithandej nga veturat që kalojnë rrugës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)