Një pjesë e Prishtinës ka mbetur pa rrymë.
KEDS-i njofton se me kërkesë të KOSTT-it është bërë ndalja e tranaformatorit 1 të nënstacionit Prishtina 1 për një orë.
“Ndalesa si pasojë e nxehjes së aseteve të KOSTT-it është bërë nga ora 11 e 30 dhe parashihet të zgjasë deri në ora 12 e 30”, thotë KEDS-i.
Kjo përfshinë rreth 35 mijë konsumatorë, kryesisht të pjesës perëndimore të Prishtinës, konkretisht një pjesë e lagjes Arbëria, zona industriale Prishtinë- Fushë Kosovë, lagja Kalabria dhe një pjesë e Veternikut.
Artikuj të ngjashëm