Breshëri gjuajtjesh me armë në mënyrë festive kah qielli po gjuan një person i panjohur.
Por, i njohur për publikun është kreu i PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj pas shpinës të së cilit po ndodh akti, e i cili është në aheng me atë që po gjuan dhe të tjerë, raporton Interaktiv i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMes zhurmës së armës dhe një zëri që thërret “u kall”, ai shfaqet me komoditet, e duke qeshur.
“Kur DJ luan këngën tuaj të preferuar”, shkruan mbi video.
KTV-ja ka provuar ta kontaktojë Lirak Çelajn nëpërmjet telefonit për ta pyetur rreth kësaj, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve.
Nuk janë të rralla rastet e përdorimit të armëve në sytë e deputetëve a anëtarëve të PDK-së. Kjo pasi nga ndërtesa e selisë së saj në qendër të Prishtinës një person ishte parë teksa shtinte me armë kur ish-lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ishte zgjedhur President i vendit.
E kur pyeten rreth detajeve për këtë çështje, ata thonë se në PDK mbajnë vetëm libra.
Çelaj, ish-zëvendësministër i Drejtësisë, përflitet se do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen më 22 tetor.