Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një nga prokurorët kryesorë në gjyqin e Millosheviqit viziton Reçakun

Sir Geoffrey Nice

Sir Geoffrey Nice, një nga prokurorët kryesor në gjyqin e Slobodan  Millosheviqit në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të ish-Jugosllavisë në Hagë ka vizituar sot Reçakun.

Në një postim të ish-kandidatit për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, bëhet e ditur se bashkë vizituan kompleksin memorial, shtëpi dhe vende kyç ku ndodhi masakra e Reçakut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në tokën ku ndërgjegjja e botës u trondit nga krimi i rëndë ndaj civilëve të pafajshëm, u takuam me banorë dhe të mbijetuar të masakrës, dëshmitarë të gjallë të një plage që mbetet e hapur në kujtesën tonë kolektive. Vizituam kompleksin memorial, shtëpitë dhe vendet kyç ku u morën jetë të pafajshme, por ku nuk u shua kurrë dinjiteti, qëndresa dhe e vërteta. Prania e Sir Geoffrey Nice në Reçak ka një domethënie të veçantë historike dhe morale. Ai është simbol i drejtësisë ndërkombëtare, njeriu që me guxim, integritet dhe profesionalizëm udhëhoqi ndjekjen penale kundër Slobodan Milošević, duke e vendosur para përgjegjësisë një regjim që shkaktoi vuajtje të panumërta”, ka shkruar Buja në Facebook.

Ai ka thënë se kontributi i tij në mbrojtjen e së vërtetës dhe të drejtës është tepër i çmuar.