Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur nga COVID-19 të hënën në Shqipëri

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet.

Nga 647 testime të kryera, 22 persona rezultuan të infektuar, ndërsa 35 të shëruar.

Aktualisht, në spital po marrin trajtim 32 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Sipas shifrave zyrtare, janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.019.

Gjithsej 273.110 raste pozitive janë konfirmuar në Shqipëri që nga shpërthimi i epidemisë. 269.019 janë shëruar, 603 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.488 pacientë./TCH/