Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur dhe 22 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Një person ka vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 22 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej 765 testime të kryera.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 152 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 268,563.

Me këtë rast edhe numri i pacientëve aktivë me COVID-19 ka shënuar rënie në 662.

Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët pesë janë në gjendje më të rënduar.