Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur e 303 raste me COVID-19 në Shqipëri

Një person ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Nga 2.651 testime, 303 persona kanë rezultuar pozitivë.

Janë shëruar 1.066 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261.065 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 89 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Janë 5.406 pacientë aktivë në të gjithë vendin.