Një i vdekur e 14 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1,984 testime ndërkohë që janë shëruar 12 pacientë.
Ministria po ashtu njofton se numri i vdekjeve në Kosovë si pasojë e pandemisë ka shkuar në 2,258.
Një grua e grupmoshës mbi 70 vjeç nga Suhareka, është personi i cili ka vdekur si pasojë e koronavirusit brenda 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 171. Aktualisht me raste aktive prin komuna e Gjilanit me 40 raste, Mitrovica me 28 dhe Ferizaji me 18. Prishtina radhitet e gjashta me raste aktive, me 14 sosh.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1,705 vaksina në tërë Kosovën.
Edhe
Një i vdekur nga COVID-19 të dielën në Kosovë
Që nga fillimi i vaksinimit, me dozën e parë janë vaksinuar 159,045 qytetarë ndërkaq me dozën e dytë 30.552 qytetarë.