Një grua në javën e 28 të shtatzënisë është testuar pozitiv me Covid-19, bëjnë të ditura burimet e KOHA-s brenda QKUK-së.
Kjo grua është gruaja e parë shtatzënë me koronavirus dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo është në ventilim mekanik (frymëmarrje e asistuar nga respiratori dhe ventilatori).
Nesër do të mbahet mbledhja e kolegjiumit të profesionistëve për të vendosur për këtë rast.
Sot në Kosovë janë shënuar 36 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 423.