Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një “Golf” i ndezur e pa shofer në mes të rrugës

Një veturë e tipit “Golf” është lënë i ndezur në rrugën kryesore pranë semaforëve te rruga “Bill Clinton” në Prishtinë.

Një lexues i Koha.net ka dërguar fotografi dhe ka thënë se Policia është në vendin e ngjarjes, ndërkaq shoferi nuk gjendet aty.

Njësitë policore janë duke i bërë kontroll veturës porse shoferi nuk është fare i pranishëm. Nuk dihet nëse vetura është lënë qëllimisht e ndezur aty.

{gallery}