Një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia do të vijë në Kosovë për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.
Di Maio ka konfirmuar ardhjen e një ekipi nga Italia për të ndihmuar Kosovën në luftën ndaj pandemisë.
“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, ka thënë Haradinaj-Stublla.
Gjatë kësaj bisede është folur edhe për liberalizimin e vizave, me çrast Ministrja Haradinaj – Stublla kërkoi nga homologu i saj që Italia të vazhdojë të jetë zë përkrahës për të drejtën e Kosovës për lëvizjen pa viza, tani që me të drejtë qytetarët presin përmbylljen e këtij procesi.