Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, është takuar me ekipin mjekësor ushtarak nga Italia që do t’i këshillojë autoritetet e Kosovës në luftimin e pandemisë së koronavirusit gjatë dy muajve të ardhshëm.
“Dje i kam uruar mirëseardhje ekipit ushtarak mjekësor nga Italia që do t’i këshillojë autoritetet e Kosovës për reagimin ndaj koronavirusit gjatë dy muajve të ardhshëm. Puna me partnerët lokal ka filluar tashmë. Jam krenar me partneritetin tonë!” – ka shkruar Orlando në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Zemaj takon Orlandon, Italia vazhdimisht ishte pranë Kosovës
-
Zemaj kërkon ndihmën e profesionistëve shëndetësorë italianë
-
Një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia vjen për të ndihmuar Kosovën në luftën kundër pandemisë
-
Ambasadori italian u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të marrin mësim nga Italia
-
“Italia po ndërmerr masa për t’i ndihmuar Kosovës në menaxhimin e situatës me koronavirus”