Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ia kanë refuzuar komunës vendimin për shqyrtimin e Planit Zhvillimor Komunal në tërësi, mirëpo për ndryshime të caktuara në dokumentin e PZHK-së duhet të marrë vendim vetëm Kuvendi Komunal me shumicë votash.
Komuna tashti ka për synim ridestinimin e parcelës për ndërtimin e Spitalit Rajonal, në parcelën 22/4, ZK Ferizaj, Stacionin e autobusëve, lokacionin e varrezave, ndërtimin e çerdheve te reja, shkollave etj, transmeton koha.net.
Lulzim Aliu, drejtor i Urbanizmit i Ferizajt, ka thënë se MAPL-ja është konsultuar edhe me MMPH-në për gjetjen e një zgjidhjeje në mënyrë që parcelat e caktuara në Planin Zhvillimor Komunal të ridestinohen për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimit të Komunës, mirëpo në tërësi ky dokument nuk mund të ndryshohet.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
MAPL: Plani zhvillimor komunal në Ferizaj s`mund të ndërrohet me automatizëm
-
MMPH: Ridestinimi i parcelës në kundërshtim me dispozitat ligjore
-
Komuna e Ferizajt: MMPH kërkoi vetëm harmonizim të vendimit për lokacionin e spitalit të ri
-
Plani Zhvillimor Komunal peng i gabimeve të pushtetit
-
Shtyhet miratimi i Planit zhvillimor të Ferizajt