Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MAPL: Plani zhvillimor komunal në Ferizaj s`mund të ndërrohet me automatizëm

Lidhja Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, të martën ka bërë të ditur se ka pranuar përgjigje nga Ministria e Pushtetit Lokal, sipas së cilës nuk lejohet ndërrimi i lokacionit për ndërtimin e spitalit.

Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt, ka thënë se me përgjigjen e MAPL-së duhet përmbyllet ky proces, shkruan sot Koha Ditore.

“Në emër të grupit të kuvendarëve të LDK-së në Ferizaj po e ndajmë informatën shumë të rëndësishme dhe të dëshiruar nga ju, sipas së cilës, për herë të fundit dhe decidivisht Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht MAPL, nuk e lejon ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e spitalit regjional të Ferizajt. Para jush po e bëj publik vendimin e MAPL-së, i cili dëshmon se tentativat dhe lojërat mashtruese të PDK-së, të cilat janë refuzuar dhe nuk janë lejuar më tej”, ka thënë Kokollari.

Sipas tij, ministritë e ndryshme deri tashti ia kanë kontestuar dhe refuzuar më tepër se 15 vendime kësaj komune, në mesin e të cilave disa herë është refuzuar edhe vendimi për ndërrimin e lokacionit të spitalit.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)