Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendim që ridestinimi i parcelës për ndërtimin e Spitalit Rajonal në Ferizaj është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal.
Vendimin e MMPH-së të mërkurën e ka bërë publike edhe LDK-ja, dega në Ferizaj, nëpërmjet një konference për media. “Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës vlerëson se akti i saj është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Mospajtueshmëri të aktit të Komunës të parashtruar për shqyrtim të ligjshmërisë janë në vijim: Vendimi i Kuvendit te Komunës së Ferizajt 01 nr. 61, datë 30.3.2018, për anulimin e vendimit të Kuvendit Komunal 01 nr. 73, të datës 30.4.2014, është në kundërshtim sepse preambulës i mungon baza ligjore në bazë të të cilave dispozita është anuluar i njëjti”, thuhet midis të tjerash në vendimin e MMPH-së, shkruan sot Koha Ditore.
LDK-ja, dega në Ferizaj, ka akuzuar qeverisjen lokale për keqqeverisje dhe njëkohësisht ka kërkuar nga kryetari i Komunës, Agim Aliu, të heqë dorë nga ndryshimi i lokacionit të Spitalit. Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka thënë se Komuna tashmë duhet të heqë dorë nga grupet e interesit dhe të marrin vendime ligjore për ndërtimin e spitalit.
(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
LDK-ja në Ferizaj kërkon nga niveli qendror anulimin e vendimit të Kuvendit
-
Anulohet vendimi për ridestinimin e parcelës për spitalin
-
Komuna e Ferizajt: MMPH kërkoi vetëm harmonizim të vendimit për lokacionin e spitalit të ri
-
MMPH e vlerëson të jashtëligjshëm vendimin për ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e spitalit në Ferizaj
-
Komuna e Ferizajt zotohet të nisë këtë javë punimet për spitalin, opozita kundërshton lokacionin