Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për komunitete është i jashtëligjshëm.
Sipas nivelit qendror ky akt komunal është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale pasi që në Komitetin e sipërpërmendur nuk është përfshirë asnjë anëtar nga radhët e komunitetit goran, shkruan sot “Koha Ditore”. Ministria që mbikëqyr komunat ka theksuar se komuniteti goran në këtë komitet obligativ duhet të përfaqësohet së paku me një anëtar.
Në shkresën e MAPL-it që u është dërguar kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka dhe kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi bëhet e ditur se kjo ministri ka pranuar për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë vendimin e KK-së së Prizrenit për themelimin e Komitetit për Komunitete dhe emërimin e anëtarëve të tij, të miratuar më 5 shkurt të këtij viti.
“MAPL pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
AKK-ja kundër Rregullores së re për rekrutimin e nëpunësve civilë
-
AKK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të Rregullores për pranimin në shërbimin civil
-
Krasniqi i vlerëson të kundërligjshme procedurat e ndjekura në veri për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave
-
KQZ-ja miraton zëvendësimin e anëtarëve të KKZ-së në Prizren e Mitrovicë të Veriut
-
“Ngatërrimi” i banorëve rezidentë me qytetarët me të drejtë vote përcaktoi ulëset për asamblistë