Përbërja e Komitetit për komunitete të Komunës së Dragashit është vlerësuar si i jashtëligjshëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Niveli qendror këtë qëndrim e ka shprehur për shkak të mospërfaqësimit të duhur gjinor në këtë komitet obligativ komunal, përkatësisht të shkeljes së dispozitave të Ligjit për Barazi Gjinore, shkruan sot “Koha Ditore”.
MAPL-ja përmes një shkrese të dërguar në adresë të kryetarit, Shaban Shabani dhe kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Betim Merdiu, ka bërë të ditur se ka pranuar në shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë vendimin e KK-së së Dragashit për themelimin e Komitetit për komunitete, të miratuar më 30 janar 2018.
“MAPL-ja pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës si më sipër vlerëson se akti i komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e MAPL-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Paditet Komuna e Dragashit për mos-respektim rekomandimesh të MAPL-së
-
Ministria kërkon respektim të barazisë gjinore në komitetet obliguese
-
Niveli qendror kërkon përfaqësimin e goranëve në Komitetin për komunitete
-
Ministria kërkon barazi gjinore në komitetet komunale
-
MAPL-ja gjen shkelje ligjore në dy vendime të Kuvendit Komunal në Shtime