Ministria e Infrastrukturës, e përfaqësuar nga zëvendësministri Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorët, të premten kanë vizituar Lipjanin. Janë takuar me kreun komuna l. Imri Ahmeti.
Përfaqësuesit e dy institucioneve në fjalë, kanë nënshkruar memorandumin bashkëpunimi për vitin 2018 dhe anekset e marrëveshjeve paraprake për disa projekte rrugore në Lipjan, që arrijnë shifrën 1,203,468 euro. Nga memorandumi, do të financohet rruga përgjatë hekurudhës Gllogovc – Rubovc, ndërsa mjetet e tjera janë akorduar për vazhdimin e projekteve për rrugët Magurë – Blinaj, Vojnovc – Topliqan dhe Llugaxhi – Gadime.
Duke ndarë përgjegjësitë për dinamizimin dhe përshpejtimin e projekteve infrastrukturore, kryesisht asfaltimin e rrugëve të Lipjanit, zëvendësministri Kadriu, ka deklaruar se Ministria e Infrastrukturës, do të jetë e gatshme që në çdo kohë të ofrojë përkrahje dhe të shërbejë në të mirë të qytetarëve të Lipjanit.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)