Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Komunën e Lipjanit ka premtuar se do të mbështeten projektet infrastrukturore të kësaj komune në vlerë prej afro gjysmë milioni euro.
Për finalizimin e projektit për asfaltimin e rrugës regjionale nga qyteti i Lipjanit e deri te rrethi që lidh magjistralen Prishtinë-Ferizaj është një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve dhe e Komunës së Lipjanit, pastaj projekti i rrugës Llugë-Radevë dhe projekti i rrugës “Sadik Shala” janë aprovuar dhe buxhetuar edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin e kaluar, mirëpo këto projekte po vazhdojnë të zvarriten që nga viti i kaluar pas zgjedhjeve të fundit nacionale.
Mirëpo të gjitha këto projekte pritet të realizohen gjatë së ardhmes derisa kryeministri Haradinaj tashmë i ka ofruar mbështetje kësaj komune.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se tashmë me Kryeministrin Haradinaj janë dakorduar që t’i realizojnë projektet të cilat janë aprovuar dhe buxhetuar nga Kuvendi i Kosovës e, të cilat janë të domosdoshme për qytetarët e Lipjanit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Niveli qendror financon projekte rrugore në Lipjan
-
Ahmeti akuzon ministrin Lekaj për revidimin e 3 projekteve rrugore
-
Haradinaj i premton Gjilanit përkrahjen e Qeverisë për projektet kapitale
-
Dështojnë disa marrëveshje në mes të Qeverisë dhe komunave për projekte kapitale
-
Haradinaj në Lipjan zotohet për një Kosovë të fortë dhe të sigurt