Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj, nga AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se dyshon nëse sindikalistët e arsimit e përfaqësojnë njëmend arsimin.
“Dyshoj se këta të sindikatës së arsimit e përfaqësojnë arsimin. Realisht arsimi as që ka sindikatë. I ka disa njerëz që në emër të arsimit flasin e arsimimi i tyre lë shumë mangut! Prej se i mbaj mend, në çdo fillimviti, këta kërcënojnë me greva dhe gjithmonë kërkojnë pare”, ka shkruar Nitaj.
Nitaj ka thënë se “kurrë nuk është mjaft për arsimin e as për pagat e tyre, por punëtorët e arsimit në Kosovë nuk janë as për një grimcë më keq se sa punëtorët e sektorëve të tjerë publik”.
“Prandaj këta far sindikalistësh është mirë që të zbresin me këmbë në tokë. Sapo kaloi ligji për punëtorët e arsimit të viteve 90-të, sapo janë bërë propozime për rritje pagash tē tyre në ligjin për pagat...e këta hop e në televizor, hop e në grevë! Pagat e mësuesve në Kosovë, janë ndër më të lartat në rajon dhe nuk jam aspak kundër që të rriten edhe më, por gjithçka në kohën e vet!”, ka thënë Nitaj.
-
Haradinaj: Qeveria në vend që të bëhej aleate e mësimdhënësve, i ka goditur në xhep e dinjitet
-
Jasharaj: Qeveria me kërcënime u mundua ta shuajë zërin sindikal
-
Sindikalistët e arsimit paralajmërojnë një formë tjetër të grevës
- (Jo)mësimi i grevave!
-
Qehaja: Cikli i grevave, në dëm të nxënësve tash e 20 vjet