Nita Shala është emëruar ambasadore e Kosovës në Itali, ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani.
Ajo ka shkruar në rrjetin social X se Shala është profesioniste e dalluar në çështje juridike.
“E njoh Nitën profesionalisht për rreth dy dekada dhe s’kam dyshim se ajo do t’i shërbejë vendit të saj me nder. I uroj suksese në detyrën e re, me besimin se do të punojë në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Italisë, aleate e rëndësishme dhe e moçme e vendit tonë”, ka shkruar Osmani.
Shala ka mbajtur postin e zëvendësministres së Drejtësisë në Qeverinë Kurti 1. Ajo ishte edhe koordinatore për parandalimin e dhunës në familjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Zyra e BE-së në Kosovë do të mbetet pa ambasador edhe për një kohë
-
Ambasadori i Shqipërisë mohon shpalljen “non-grata” të Gërvallës: Marrëdhëniet tona me Kosovën janë të qarta
-
Ambasada e Italisë: Shpresojmë në zgjidhje të shpejtë dhe konstruktive për çështjen e presidentit
-
Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente
-
Osmani dekreton 20 gjyqtarë të rinj me mandat fillestar