Proceset dhe takimet e shpeshtuara mes liderëve të Ballkanit, në formate të ndryshme, nuk kanë sjellë rezultatet e synuara.
Pas Berlinit, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor këtë javë do të takohen në Tiranë, në kuadër të procesit “Brdo-Brioni”, shkruan sot “Koha Ditore”. Do të bëhen përpjekje për ta rikthyer dialogun e bllokuar mes Kosovës dhe Serbisë.
Në zyrën e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, nuk e kanë përjashtuar mundësinë e organizimit të një takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por njohës të rrethanave nuk presin zhbllokim të dialogut as nga ky takim.
Nisma rajonale e bashkëthemeluar nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë në vitin 2010, më 8-9 maj do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, nën organizimin e presidentit Ilir Meta. Aty janë ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, presidenti në largim i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në samitin e Brdo-Brionit flasim për perspektivën evropiane të rajonit
-
Krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor synojnë proces të përshpejtuar të anëtarësimit në BE
-
Krerët e Ballkanit mblidhen në Tiranë, paralajmërohet një deklaratë e përbashkët
-
Detajet e takimit të procesit Brdo-Brijun në Tiranë - Thaçi, Vuçiqi e Dodiku në mesin e të ftuarve
-
Mogherini me tjetër përpjekje në Tiranë për dialogun Prishtinë-Beograd