Është e padiskutueshme që krimet e shtetit të Serbisë gjatë luftës në Kosovë duhet të trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, por iniciativat e fundit në këtë drejtim, të institucioneve dhe drejtuesve institucional të Kosovës, janë të vonuara, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të çështjeve juridike penale.
Me 6 maj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur edhe formalisht procedurat për iniciativën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë. Ndërkaq, një ditë më vonë, më 7 maj, Komisioni parlamentar ‘ad-hoc’ për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, ka miratuar një draft-rezolutë.
Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë për Radion Evropa e Lirë se nismat e tilla i sheh të vonuara, ndërkohë që sipas tij, institucionet dhe Qeveria e Kosovës në të gjitha mandatet e deritashme, nuk u janë qasur problemeve bazike që kanë të bëjnë me çështjen e krimeve të shtetit të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.
“Është jo vetëm e vonuar, por jashtëzakonisht shumë e vonuar. Kjo nismë është dashur të jetë pas luftës, eventualisht 1 vjet ose 2 vjet pas luftës, që i bie të jetë në vitin 2001 dhe 2002. Ne, shqiptarët, duhet të vetëdijesohemi që punët tona duhet vet t’i kryejmë”, tha ai.
-
Familjarët e viktimave të luftës përkrahin nismën për formimin e Tribunalit për krimet serbe
-
Kosova nis mbledhjen e fakteve për krijimin e Tribunalit për krimet serbe
-
“Draft-rezoluta për njohjen e krimeve serbe të luftës, e vonuar dhe për interesa politike”
-
Veseli vë në lëvizje të gjithë për formimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë
-
Salihu: Draft-rezoluta për krime, e vonuar e pa efekt juridik