Dy dekada pas luftës, Kuvendi i Kosovës ka marrë iniciativën për formimin e një Tribunali për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se një gjykatë e tillë është e domosdoshme, raporton KTV.
Iniciativën e Veselit e kanë mbështetur familjarë të viktimave dhe të dëshmorëve të luftës.
Ndonëse e kanë konsideruar të vonshëm themelimin e këtij tribunali, kanë thënë se presin që kryesit e krimeve të marrin dënimin e merituar dhe kjo iniciativë të shkojë deri në fund.
Por, ndryshe mendon deputetja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila ka thënë se fillimisht institucionet e Kosovës duhet të kryejnë punën e tyre.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit ka paralajmëruar formimin e një Komisioni Shtetëror, i cili do të punojë në mbledhjen e dëshmive dhe përgatitjen e një plani të punës për këtë Tribunal.
-
Familjarët e viktimave të luftës përkrahin nismën për formimin e Tribunalit për krimet serbe
-
Tribunali ndërkombëtar për krimet serbe do të jetësohet, thotë Krasniqi
-
Politikë me krimet e luftës
-
Veseli: Dikush po mundohet ta keqinterpretojë iniciativën për Tribunalin
-
Tribunali dhe fotografia e rreme e Brovinës përplasin pushtetin me opozitën