Dy liderët e subjekteve politike në Lipjan Hyzer Rizani nga PDK-ja dhe Heset Sahiti nga Nisma Socialdemokrate kanë zhvilluar një takim të përbashkët gjatë së mërkurës me qëllim të arritjes së një marrëveshje për zgjedhjet e 17 tetorit.
Subjekti i Nisma Socialdemokrate sëbashku me strukturat e saj në këtë takim janë zotuar se do ta përkrahin PDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar Komune Hyzer Rizani, ndërkaq për asamble komunale garojnë me një listë të veçantë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSahiti me këtë rast ka thënë se PDK-ja është partia e vetme e cila mund ta rikthej besimin e qytetarëve ndaj institucioneve publike, andaj strukturat e tyre do ta përkrahin kandidatin Rizani.
“Ne jemi parti e vogël do të garojmë me listë për asamble, mirëpo kryetar të Komunës do ta keni përkrahjen tonë. I urojmë suksese kryetarit Rizani dhe padyshim se do të ketë suksese”, ka thënë shkurt Sahiti. Ndërkaq, kryetari i PDK-së njëherësh kandidat për kryetar të Komunës Hyzer Rizani, ka thënë se në zyret e PDK-së ka pritur strukturat e subjektit Nisma Socialdemokrate me të cilët fillimisht bashkëbiseduan për zhvillimet e fundit politike dhe rezultatet pozitive të cilat i kanë arritur aktivistët e tyre në terren gjatë ditëve të fundit.
“Kryetari i Nisma Socialdemokrate Heset Sahiti dhe me strukturat e përbashkëta kanë dhënë zotimin se në zgjedhjet e 17 tetorit do ta përkrahin PDK-në dhe mua si kandidat për kryetar të Komunës. Në emër të strukturave të PDK-së dhe në emrin tim personal falënderoj të gjithë strukturat dhe aktivistët e Nisma Socialdemokrate për këtë mbështetje kaq madhore të cilët vazhdimisht po angazhohen në terren me përkushtim dhe sinqeritet me qëllim që qytetarët ta rikthejnë besimin e institucioneve publike”, ka thënë Rizani.